Shkolla “Selami Hallaçi” në Gjilan ka njoftuar se ka vdekur mësuesja Shqipe Zeka.
Shkolla njofton se mësuesja ka vdekur pas një sëmundje të shkurtë.
Njoftimi i shkollës:
Njoftim mortor
Me trishtim të thellë, e njoftoj komunitetin tonë për humbjen e dhimbshme të një anëtare të çmuar të stafit tonë shkollor.
Sot, me zemër të rëna, përjetojmë humbjen e mesueses sonë të dashur Shqipe Zeka, e cila u nda nga jeta pas një periudhe të shkurtër sëmundje.
Shqipe Zeka ishte më shumë se një mësuese – ishte një frymëzim për nxënësit dhe kolegët e saj.
Me angazhimin e saj të pashoq, ajo investoi në arsimin dhe zhvillimin e secilit nxënës, duke lënë gjurmë të pakalueshme në zemrat dhe mendjet e tyre.
Për të gjithë ata që kanë njohur dhe dashur mësuesen Shqipe, kujtimet e saj të bukura dhe ndikimi pozitiv do të jenë një shkëlqim i përjetshëm në kujtesën tonë.
Shpirti i saj u prehtë në paqe.
Ngushëllime të gjithëve!