Imami i njohur Labinot Maliqi ka reaguar ndaj përjashtimit të Sara Bungut nga shkolla për shkak të shamisë.
Në një prononcim televiziv, Maliqi tha se: “Mos t’i shqetësojnë vetëm gojarisht, po qe se kanë burrni dhe vendosmëri, le ti përjashtojnë për shkak të shamisë. E përjashtimet që bëhen prej shkollës për shkak të shamisë, drejtorët e kanë vendin në burg, ne do të kujdesemi për këtë”! ,
Familja e 15-vjecares theksojnë se drejtori i shkollës ku Sara i vijon mësimet i ka paralajmëruar se vajza e tyre do të përjashtohet.
“Drejtori kështu ka thanë; vajza le të vejn me ju te shpia deri të marten, dhe konsultohu edhe me vajzen, boni trysni le ta heqë mbulesën, mos ta prishë atmosferën në shkollë. Ditën e marte tha që vjen vajza me shami, ti japim vërejtje me shkrim. Të mërkurën tha vjen prap me mbulesë. Ajo s’ka çka lypë ma në shkollë. Përjashtimi , brina nuk ka, se vajza që tri ditë është në shtëpi”, ka deklaruar prindi i 15-vjeçares.
Por nga shkolla theksojnë se vajza në fjalë nuk do të mbetet e pa shkolluar.
“…..këtu nuk ka asnjë vendim për suspendim a largim nga shkolla. Lirimi i nxënësit nga procesi mësimor është e drejtë ligjore që drejtori mund t’i japë nxënësit deri në 10 ditë në rast se kjo është në të mirë të fëmijës (Shih Ligjin për Arsim Parauniversitar). Ajo që ne kemi rekomanduar janë tri ditë që prindi dhe fëmija të bashkëbisedojnë duke ua bërë që qartë të gjitha udhëzimet që rregullojnë këtë çështje dhe duke i garantuar se do të trajtohet seriozisht”, thuhet në reagimin e shkollës.