Ky ushtrim frymëmarrjeje prej dy minutash ndihmon në rigjenerimin e mendjes suaj

- Advertisement -

Puna nga shtëpia në mes të pandemisë së COVID-19 jo vetëm që turbulloi linjat midis orarit të shtëpisë dhe zyrës, por gjithashtu çoi në orare më të rrepta, me takime, telefonata dhe konferenca të njëpasnjëshme, duke e bërë jashtëzakonisht të rëndësishme që të bëni një pushim për t’u ri fokusuar dhe relaksuar.

- paragrafi 1 -

Për t’ju ndihmuar, terapistja indiane, Sarla Totla, sugjeron një ushtrim të thjeshtë frymëmarrjeje dy minutëshe për profesionistët e zënë, që mund të ndihmojë me përqendrimin dhe produktivitetin e shtuar.

- Advertisement -

“Ju kaloni nga takimet në takime pa asnjë pushim. Kjo ju lë të lodhur dhe të stresuar deri në fund të ditës. Këtu është një ushtrim i thjeshtë frymëmarrjeje prej dy minutash, të cilin mund ta praktikoni ndërmjet takimeve tuaja. Kjo do t’ju ndihmojë të rivendosni dhe ri-aktivizoni mendjen tuaj”, ka thënë Totla.

Hapat që duhet të ndiqni për këtë ushtrim:

*Merrni frymë thellë.

- Advertisement -

* Thitheni ajrin, mbajeni për pak, pastaj nxirreni.

*Përsëriteni 10 herë këtë proces.

Totla thotë se përfshirja e kësaj rutine dy minutëshe do t’ju ndihmojë të lehtësoni stresin, të përmirësoni përqendrimin dhe të rrisni produktivitetin e përgjithshëm.