E hënë, 14 Tetor, 2024

Ky shtet bëhet vendi i parë në botë që vaksinon fëmijët prej moshës 12 vjeç

- Advertisement1-

Izraeli do të bëhet vendi i parë në botë që do të startojë procesin e vaksinimit edhe për fëmijët e grupmoshës nga 12 deri në 15 vjeç.


Vendimi është marrë pasi testimet paraprake që u zhvilluan në SHBA, treguan se vaksina nuk përbën rrezikshmëri për fëmijët dhe ka një nivel shumë të lartë imunizimi kundër virusit dhe varianteve të tij, të cilat janë të rrezikshme edhe për të rinjtë.

- Advertisement -

Deri tani rreth 200 të rinj izraelitë nën moshën 16 vjeç janë vaksinuar dhe nuk është raportuar asnjë efekt anësor serioz. Ndërkohë fillimi i procesit të vaksinimit masiv pritet të shënohet muajin e ardhshëm (muajin Maj) sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Ndonëse vdekshmëria nga koronavirusi tek fëmijët e vegjël është shumë i vogël, vaksina ndihmon në krijimin e anti-trupave që do i shërbejnë fëmijëve në një moshë më të madhe dhe do të jetë veçanërisht ndihmues për fëmijët që janë më vulnerabël përkundrejt virusit, si p.sh. ata që vuajnë nga diabeti, sëmundjet e zemrës apo janë obezë.

Kujtojmë se Izraeli ka qenë shteti që ka vaksinuar popullsinë e vet me ritimin më të shpejtë në botë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...