E diel, 19 Janar, 2025

Ky shtet autorizon që fëmijët mbi 5 vjeç të marrin vaksinën anti-COVID

- Advertisement1-

Izraeli po hedh një tjetër hap në drejtim të vaksinimit të popullsisë. Fëmijët mbi 5 vjeç do të marrin dozën anti- Covid.


Sipas Deutche Welle Ministri i Shëndetësisë atje është shprehur se shumë shpejt do të nisë fushata për imunizimin e të vegjëlve.

- Advertisement -

Në një popullsi nga 9.4 milionë njerëz Izraeli ka rreth 1, 2 milionë fëmijë në këtë moshë.

Vendimi erdhi pasi ekspertët e vendit e aprovuan në një panel javën e kaluar .

Agjencia e SHBA’së për Ushqim dhe Ilaçe në Tetor ka lejuar përdorimin emergjent të vaksinës së BioNTech-Pfizer, për këtë grupmoshë, të cilët do të marrin vetëm 1/3 e dozës .

BioNTech-Pfizer ka thënë se vaksina ka treguar efikasitet 90.7 për qind kundër Covid në provat klinike për fëmijët të moshës mes 5 dhe 11 vjeç. Izraeli ishte një ndër vendet e para në botë që nisi vaksinimin pasi siguroi miliona doza Pfizer.

Në këtë vend rreth 6 milionë njerëz janë vaksinuar totalisht.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...