E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Ky qytet mban rekord për numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri

- Advertisement1-

Tirana ka numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri, me rreth 9,627 persona. Shifra është më e lartë në bashkinë e Tiranës dhe në zonat përreth si Kamza dhe Kavaja. Megjithatë, analfabetizmi në qarkun e Tiranës ka rënë nga 1.9% në vitin 2011 në 1.4% sot.

Analfabetizmi është ende një problem i pranishëm në qendër të Shqipërisë, ku 1 në 5 persona që nuk dinë të lexojnë dhe shkruajnë në vend ndodhen në qarkun e Tiranës. Sipas të dhënave të Censit, Tirana ka numrin më të lartë të analfabetëve me rreth 9,627 persona, ndërsa qarqet e tjera me shifra të larta janë Elbasani dhe Fieri, respektivisht me 6,215 dhe 6,063 individë analfabetë.

- Advertisement -

Numri i analfabetëve sipas zonave në qarkun e Tiranës është i lartë veçanërisht në bashkinë e Tiranës me 6,243 persona, pasuar nga Kamza me 1,546, Kavaja me 698, Vora me 603 dhe Rrogozhina me 537 individë. Rreth 36% e këtyre personave janë të moshës 10-49 vjeç, çka tregon se fenomeni mbetet shqetësues për një pjesë të popullsisë në moshë të re dhe të aftë për punë.

Megjithëse analfabetizmi në Tiranë mbetet më i larti në vend, statistikat tregojnë një rënie të tij krahasuar me vitin 2011. Në atë kohë, 1.9% e popullsisë së qarkut ishte analfabete, ndërsa sot kjo shifër është ulur në 1.4%, duke reflektuar një përmirësim gradual në përpjekjet për edukimin bazë.

Çfarë është analfabetizmi në vetvete?

Analfabetizmi është paaftësia e një personi për të lexuar dhe shkruar. Në thelb, ai nënkupton mungesën e aftësive bazë të shkrimit dhe leximit që ndihmojnë një individ të kuptojë dhe të komunikojë në mënyrë efektive në mjedisin e tij shoqëror dhe ekonomik. Analfabetizmi mund të pengojë njerëzit në përfitimin e mundësive arsimore, në punësim dhe në marrjen e vendimeve të informuara për jetën e tyre. Kjo gjendje lidhet shpesh me mungesën e qasjes në arsim ose me sfida të tjera ekonomike e sociale dhe është një problem që ndikojnë edhe në zhvillimin e përgjithshëm të një shoqërie.

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...