Ky pritet të jetë muaji i ndarjes së pagës së 13-të për sektorin publik

- Advertisement5 -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme për buxhetin, tha se risi është paga e 13 për punëtorët e sektorit publik, e cila sivjet do të jepet në pranverë.

- paragrafi 1 -

“Natyrisht risi, por tashmë e paralajmëruar e këtij buxheti është paka e 13-të e punëtorëve të sektorit publik, pra kush punon 12 muaj në sektorin publik i merr 13 paga dhe kjo sivjet nuk do të jetë në fund të vitit por në pranverë”, ka thënë Kurti.

- Advertisement - M1

Por Kurti nuk saktësoi në cilin muaj do të jepet paga e 13-të.

Por, është deputeti i VV-së, Fatos Geci i cili ka bërë me dije se rroga e 13-të pritet të shpërndahet në fund të marsit.

“Vazhdojmë me punë të mira për vendin tone”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement - m2