Ky infeksion i rrezikshëm mund të sjellë pasoja fatale për fëmijët, ja ç’këshillojnë mjekët

- Advertisement -

Infeksioni mund të shkaktojë edhe paraliza të fytyrës dhe humbje të dëgjimit.

- paragrafi 1 -

Otitis media është infeksioni më i zakonshëm bakterial tek fëmijët: në 3 vitet e para të jetës pothuajse të gjithë fëmijët duhet të kalojnë të paktën një episod të otitis media dhe rreth një e treta vuajnë nga dy ose më shumë episode, por pasojat mund të jenë shumë serioze nëse nuk trajtohen, shkruan Për Nënat.

- Advertisement -

Deficitet neurologjike: Otitis media ndodh kur një infeksion siç janë ato të traktatit të frymëmarrjes së sipërme çon në akumulimin e mukusit pas veshit, duke shkaktuar dhimbje dhe ënjtje, transmeton lajmi.net.

Pasoja vdekjeprurëse është abscesi i trurit, i cili paraqet dhimbje koke, ethe, të vjellja, deficit neurologjik dhe humbje të ndërgjegjes. Një ndërlikim tjetër i rëndë është meningiti bakterial, i cili manifestohet me dhimbje koke të rënda, temperaturë të lartë, ngurtësi të qafës, nervozizëm dhe probleme të dukshme.

Infeksioni mund të shkaktojë edhe paraliza të fytyrës dhe humbje të dëgjimit.

- Advertisement -

Kujdesi i duhur: Edhe pse terapitë me antibiotikë kanë reduktuar në masë të madhe frekuencën e komplikimeve otitis media, studiuesit thonë: “Megjithatë, është me rëndësi jetike që të mbeteni të vetëdijshëm për zhvillimin e mundshëm të problemeve neurologjike që mund të hasen.”

Duhet të dini- Nëse fëmija ankohet për dhimbje në vesh, është e këshillueshme që ai të shqyrtohet menjëherë nga pediatri me anë të një ekzaminimi otoskopik.