E enjte, 28 Nëntor, 2024

Ky është zv.drejtori i shkollës në Malishevë që dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën në banjo të shkollës

- Advertisement1-

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për paraburgim ndaj zëvendësdrejtorit të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, Atom Krasniqit, pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”. Rasti ka ndodhur më 16 dhjetor 2021, në gjimnazin “Hamdi Berisha”, në Malishevë, ndërsa Prokurori i Shtetit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 20 dhjetor 2021″.

- Advertisement -

Atom Krasniqi, zv.drejtor i gjimnazit në Malishevë

Drejtori i këtij gjimnazi, Izet Hoti, tha për Gazetën Sinjali se drejtoria e shkollës është njoftuar nga nxënësja, e cila kishte shkuar dje bashkë me prindin e saj.

“Të hënën rreth orës 12:00, nxënësja së bashku me prindin e saj ka ardhur në shkollë dhe është anku te ne, në të njëjtën kohë edhe te organet policore. Ne kemi qenë në koordinim me organet kompetente pastaj”, tha ai.

Ai bëri të ditur se zëvendësdrejtori nuk është arrestuar në shkollë.

Babai i nxënëses, i cili e paraqiti mbrëmë rastin në Polici, pretendon se zëvendësdrejtori i këtij gjimnazi e ka sulmuar seksualisht të bijën e tij, në njërën nga banjot e shkollës.

- Advertisement -rrrrrrr

Sipas tij, vajza e tij ka qenë brenda në tualet, kur aty është futur edhe zëvendësdrejtori i cili dyshohet se ka filluar ta sulmojë seksualisht të miturën.

Mësohet se lidhur me këtë rast është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitarë.

Këto informacione i kanë konfirmuar nga Drejtoria e Policisë në Gjakovë. Nga kjo drejtori njoftuan se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Zv.drejtori Krasniqi, vjen nga familja patriotike Krasniqi, nga fshati Drenoc i Malishevës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë feston 28 Nëntorin me program të pasur artistik

Shkolla fillore "Xhemajl Mustafa", në Prishtinë ka festuar 28 Nëntorin me një program tejet...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante...

Kremtimi i festës së flamurit në shkollën “Zef Serembe” në Gllaviçicë – Pejë

Kremtimi i Festës së Flamurit nga nxënësit e shkollës "Zef Serembe" në Gllaviçicë, Pejë,...

Skandal/ Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen në klasë për shkak të veshjes kombëtare

Një 11-vjeçare nuk është lejuar të hyjë në klasë në shkollën “Xhemajl Mustafa”, gjatë...