Ky është vendi ku nuk mund të flitet për Covid-19

- Advertisement -

Është një lokal në Romë ku pronarja ka vendosur që nuk mund të flitet për koronavirusin. Sipas saj bisedat rreth Covid e kanë rënduar shumë situatën në gjithë botën, kështu që ka vendosur që në lokalin e saj të flitet për gjithçka, përveç koronavirusit.

Rregulli është i shkruar dhe i vendosur sipër makinerisë së kafesë: “Është e ndaluar të flasësh për koronavirusin.”

- Advertisement -

Një histori e veçantë, një përpjekje për të lehtësuar ambjentin e rëndë të muajve të fundit, i cili po bëhet i njejtë në gjithë botën. Kjo nismë arriti deri në gazetën prestigjioze britanike The Guardian dhe është bërë një nga artikujt më të lexuar.

Një iniciativë që duket se u vlerësua dhe nga klientët: “Ata e panë si qesharake në fillim, disa më thanë se më në fund mund të pinë një kafe në paqe”.

- Advertisement -

Me pak fjalë, një mënyrë për të rrëmbyer një buzëqeshje në një situatë që po i vë të gjithë në provë.