Kuba është bërë vendi i iparë në botë që ka nisur vaksinimin e fëmijëve kundër Covid nga 2-10 vjeç.
Sipas zyrtarëve, vaksinat vendase të Kubës kanë rezultuar të sigurta për fëmijët e vegjël.
“Vendi ynë nuk do t’i rrezikonte fëmijët nëse nuk do të vërtetohej se vaksinat janë efektive për ta”-tha Aurolis Otano, drejtor i Universitetit Poliklinik Vedado, për agjencinë e lajmeve Associated Press.
Përhapja e variantit Delta çoi në një rritje të infeksioneve tek më të rinjtë, kështu që komuniteti shkencor i Kubës vendosi të “marrë vaksinën në provë klinike” dhe më pas u miratua për fëmijët. Poliklinika pret të vaksinojë rreth 300 fëmijë nga dy deri në pesë vjeç.
Ata midis pesë dhe 10 vjeç janë duke marrë dozën e parë të vaksinës.