Prindërit kanë përgjithësisht një ndjenjë turpi kur ju duhet të flasin me fëmijët për tema kaq delikate sa ajo e seksit.
Por në kohët kur jetojmë, me botën virtuale lehtësisht të aksesueshme, fëmijët janë të ekspozuar ndaj shumë materialeve pornografike që mund t’i dëmtojnë.
Ndaj hapi më i mirë që prindi mund të hedhë për t’i ndihmuar të kuptojnë pak nga pak për botën rreth vetes është të flasë edhe për seksin, sigurisht duke pasur parasysh disa rregulla, që do i listojmë më poshtë.
Si fillim kini parasysh se mosha kur duhet të flisni për keto gjëra është kur fëmija ka arritur 7 ose 8 vjeç dhe me gjuhën që i përshtatet asaj moshe.
Duhet të flisni për seksin në momentin që vjen si temë, ose fëmija ju pyet. Kini kujdes të mos hapni tema para se fëmija të shfaq kuriozitet. Përgjigjuni vetëm atyre që fëmijët pyesin dhe para se të arrini në atë pikë, shikoni me vëmendje gjuhën e trupit të fëmijës, lojrat dhe detaje si këto.
Fillo t’i flasësh fëmijës për trupin kur është ende i vogël dhe përdor gjithmonë termat e saktë: penis, testikuj, vaginë, gjoks etj.
Mbani mend se të flasësh për seksin nuk d.m.th që t’i shpjegoni fëmijës aktin seksual, ose penetrimin. Seksualiteti lidhet me rritjen, raportin me trupin, të qenurit mashkull ose femër, dashurinë, tërheqjen fizike, raportin me një tjetër person e shumë gjëra të tjera. Këto janë pikat që ju duhet të prekni kur të komunikoni me fëmijët tuaj.
Merrni frymëzim për t’i shpjeguar fëmijës pasi shikoni një film, një artikull ose debat në TV, gjithçka që do ju ndihmonte. Pyeteni si do sillej në atë situatë dhe shpjegojini me kujdes pse do ishte mirë apo keq veprimi i tyre.
Përgjigjjuni çdo pyetjeje të fëmijës, qartë dhe thjeshtë. Mundohuni të lexoni para se të flisni për atë temë.
Mundohuni të jeni mendjehapur që ta keni më të lehtë punën tuaj.
Nëse keni shumë siklet për këto tema, mund të flisni me fëmijën duke kryer një aktivitet tjetër kështu do të shmangni kontaktin sy më sy.
Mos e merr të mirëqenë që fëmija juaj është heteroseksual. Edhe nëse prirjet e tij janë brenda të njëjtit seks, prindi nuk duhet të ketë reagim negativ, por shumë të qetë dhe të pranueshëm.
Nëse nuk di si t’i përgjigjesh një pyetjeje, thuaja fëmijës në mënyrë të butë, duke lënë hapësira për diskutim të mëvonshëm.
Respekto privatësinë e fëmijës.
Mundohu të mësosh se çfarë po mëson fëmija për seksin në shkollë që të përgatitesh për pyetjet që do vijnë.
Mësoji që në fillesa fëmijës që duhet të mbrohet kur kryen aktivitet seksual që të mos rrezikohet nga sëmundjet ose shtatzënia e padëshiruar.
Nëse ndjen se nuk flet dot për këto tema, këshillohu me një psikolog që ta zgjidhësh si problematikë.