E hënë, 25 Nëntor, 2024

Ky është propozimi për kompenzimin e orëve të humbura

- Advertisement1-

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka dërguar sot një kërkesë Ministres së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci lidhur me formën dhe mënyrën e zëvendësimit dhe kompensimit të orëve të humbura në sistemin arsimor gjatë kohës së grevës.

Sipas propozimit të Komunave, thuhet që zëvendësimi i orëve të humbura të bëhet çdo ditë me nga një orë shtesë mësim.

- Advertisement -

“Në adresim të kërkesave e shqetësimeve që po pranojmë në baza ditore nga Drejtorë të Drejtorive Komunale të Arsimit, lidhur me kompensimin e orëve të humbura të mësimit, si rrjedhojë e grevës së përgjithshme në arsim, na lejoni që në krye të kësaj shkrese, të bëjmë të qartë qëndrimin tonë si krerë të Komunave të Kosovës, që orët e humbura, duhet të kompensohen, mirëpo sipas propozimit të poshtëshënuar, diktuar kjo nga gjendja e përgjithshme ekonomike-sociale, energjetike, teknike e përgatitore e komunave dhe bashkëqytetarëve tanë”, thuhet në shkresën e nënshkruar nga Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Agim Aliu.

Letra e plotë:

Zonja Ministre,

Ne, Kryetarët e Komunave, ndajmë mendimin se kompensimi i orëve të humbura të mësimit, nuk duhet të bëhet ditëve të pushimeve të rregullta (fundjavave), çka nga vlerësimi praktik që kemi bërë si komuna, do të rezultonte e parealizueshme, për faktet si më poshtë:

• Vijimi i mësimit pa ndërprerje gjatë pushimeve do të krijonte ngarkesë për fëmijët dhe familjet e tyre, çka në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndikonte në rënie të cilësisë dhe motivit për mësim;

• Do të shtonte shpenzimet për ngrohje dhe mirëmbajtjen e saj, tash kur në këtë kategori shpenzimesh, ato po njohin ritme të larta si kosto, çka dëmton buxhetet komunale. Madje, veprimi në këtë formë, përveç rritjes së kostos financiare për ngrohje, rrit edhe shpenzimin e energjisë elektrike, çka bie ndesh me masat qeveritare për kursimin e energjisë;

- Advertisement -rrrrrrr

• Dihet se funksionimi i ngrohjeve në shkolla, tash e sa kohë është kryekëput i varur nga furnizimi me energji elektrike, andaj mungesa e energjisë elektrike apo reduktimet me orare të gjata, do të pamundësonin funksionimin e sistemit të ngrohjeve në shkolla, rrjedhimisht do të krijonin pamundësinë e zhvillimit normal e të plotë të procesit mësimor;

• Pjesëmarrja e nxënësve në proces mësimor, të cilët përdorin transportin publik si formë transporti, do të shtonte kostot e familjeve të këtyre nxënësve kur tani dihet se edhe në këtë sektor janë rritur çmimet si dhe eventualisht fluksi i ditëve të transportit mund të bëj që kontraktorët të mos jenë në gjendje t’i përmbushin obligimet, e që si pasojë do të mund të ndërpritet transporti i nxënësve që është obligim ligjor;

• Si dhe probleme e sfida të natyrës teknike, organizative të cilat do të vështirësonin e në raste të caktuara të pamundësonin zhvillimin e procesit mësimor, andaj sa më sipër, gjykuar nga kjo situatë.

PROPOZOJMË

Që kompensimi i orëve të humbura të mësimit për shkak të grevës së përgjithshme në arsim, të bëhet duke i shtuar nga pesë orë pune për çdo nxënës brenda javës në kuptim të ditëve të rregullta të punës, ashtu që do të përballohej më lehtë për të gjithë pjesëmarrësit në proces mësimor si dhe do të garantonte standardet e kërkuara për zhvillimin normal të procesit mësimor, për të cilën janë shprehur pajtues udhëheqësit komunal.

Duke besuar në gatishmërinë tuaj për të rishikuar vendimin tuaj për kompensimin e orëve të humbura të mësimit, presim shqyrtimin e përfshirjen e propozimeve tona për këtë çështje që na preokupon të gjithëve”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...