E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Ky është Plani i Ministrisë së Arsimit për testimin e mësimdhënësve

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) është duke përgatitur një pako ligjore në të cilën parashihet licencimi i mësimdhënësve të Republikës së Kosovës.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit ka konfirmuar që është duke përgatitur një pako të ndryshimeve legjislative të cilat ndikojnë në cilësi të arsimit përkatësisht mësimdhënies dhe mësim nxënies.

- Advertisement -
Ja ç’thotë Jasharaj

 

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka treguar se qëndrimi i tyre është kundër testimit me shkrim të mësimdhënësve sepse sipas tij kësi lloj testimi nuk ka pasur as nuk do të këtë askund në botë.

“Në kemi vendimin e prerë të SBASHK-ut të cilin edhe e mbajmë, testim me shkrim te diturive të mësimdhënësve të Kosovës nuk ka pas as nuk do të këtë. Ne insistojmë që të shtohet kapacitetet të inspektoratit të arsimit dhe të dërgohen nëpër shkolla, për të parë nga afër punën që bëjnë punëtorët e arsimit”, ka thënë Jasharaj për Indeksonline, duke shtuar se do të ishte mirë të ketë vlerësim të përformances të punës së mësimdhënësve përmes inspektorëve, por kurrsesi test me shkrim.

Jasharaj gjithashtu theksojë se një vlerësim i tillë është degradues dhe nënçmues jo vetëm për arritjet e tyre profesionale por do të jetë nënçmim edhe për Fakultetin e Edukimit, ku sipas tyre kanë bërë pyetje mjaftueshëm.

Ai tha se nga MASHT-i presin që të mundësohet avancimi nga licenca e punës në licencë tjetër dhe të marrin grada të tjera dhe kjo lëvizja në gradë të jetë në mënyrë vullnetare.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....