E diel, 24 Nëntor, 2024

Ky është mëngjesi ideal për fëmijët

- Advertisement1-

Kujdesi për ushqimin e fëmijës fillon që me vaktin e mëngjesit.


“Në anglisht fjala mëngjes – breakfast – do të thotë fjalë për fjalë “të thyesh pushimin nga ushqimi”. Të cosh fëmijën në shkollë pa ngrënë mëngjes është njësoj si të nisesh për rrugë të gjatë me makinë me llampë të ndezur.

- Advertisement -

Që ta kuptojmë më mirë, nëse ju nuk i jepni energji fëmijës, ai deri në vaktin e drekës do të përdorë rezervat e veta, pra do të “hajë vetveten”.

Për të mobilizuar depozitat e energjisë clirohen hormonet e stresit, të cilat e bëjnë fëmijën të ndjehet i acaruar, i lodhur dhe i pamundur të mësojë.

Studimet, gjithnjë e më shumë tregojnë se fëmijët që nuk konsumojnë vaktin e mëngjesit kanë rendiment të ulët në shkollë dhe mungesë të theksuar përqëndrimi.

Për të ofruar një mëngjes të ekuilibruar dhe të përshtatshëm për fëmijën tuaj duhet të keni parasysh disa parime bazë:

Në trurin tonë, transmetuesit e mesazheve të cilët quhen neurotransmetues ndihmojnë trurin të bëj lidhjet e duhura. Ushqimi ndikon në funksionin e këtyre neurotransmetuesve.

Ka dy lloje proteinash që ndikojnë në neurotransmetuesit tanë: 1 – neurostimuluese si proteinat që përmbajnë tirosinë, dhe 2- proteina qetësuese qe përmbajnë triptofan, e cila relakson trurin.

- Advertisement -rrrrrrr

Një mëngjes me ekuilibrin e duhur të këtyre dy proteinave, e ndihmon një fëmijë të fillojë ditën mbarë.

Kombinimi duhur i karbohidrateve komplekse me proteinat është një bashkëveprim që rezulton në një ekuacion të tipit 1+1 =3. Pra, ato së bashku kanë efekt shumë më të dëshiruar sesa të marra vec e vec.

Mëngjesi ideal për të vegjlit

Bukë thekre + kos natyral + ½ mollë

Buke thekre me djathe dhie, pak vaj ulliri, 1 veze fshati

Trahana me pak vaj ulliri, djathe dhie, 1 mandarine

1 kupë kos me banane, arra dhe tershere

Disa “jo” për mëngjesin

“Jo” drithrave të gatshme pasi kanë përpunim të “dhunshëm” ndaj drithit dhe shpesh herë shtohet sheqer dhe konservues.

“Jo” lëngjeve të shtrydhur pasi janë më inferior në krahasim me frutin e tërë.

Ajo që hani, jo ajo që thoni që do të ndikojë fëmijën. Nëse ju vetë nuk uleni të hani vaktin e mëngjesit, vështirë se do të realizoni një fillim të mbarë për fëmijën tuaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...