Ky është i riu që i shpëtoi tragjedisë në Bullgari

- Advertisement -

Në mesin e të mbijetuarve nga aksidenti tragjik me 46 viktima në Bullgari është edhe i riu Lulzim Sulejmani.


“Shtatë persona i mbijetuan kësaj tragjedie, falë Zotit. Në mesin e të mbijetuarve është edhe Lulzim Sulejmani nga Presheva”, deklaroi kryeministri maqedon Zaev, shkruan Tetova Sot.

- Advertisement -

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur të martën tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 persona.

Në mesin e viktimave ka edhe të paktën 12 fëmijë. Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar dhe se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.