E hënë, 25 Nëntor, 2024

Ky është çrregullimi post-Covid që po prek fëmijët

- Advertisement1-

Parosmia, një simptomë ku njerëzit përjetojnë shtrembërime të çuditshme të nuhatjes, është një efekt anësor i dokumentuar mirë tek të rriturit që kanë pasur Covid.

Universiteti i Anglisë Lindore (UEA) dhe shoqata bamirëse Fifth Sense kanë krijuar një udhëzues për njohjen e tij tek fëmijët.

- Advertisement -

“Në shumë raste gjendja po i bën fëmijët të heqin dorë nga ushqimi”, thotë Prof Carl Philpott i UEA.

Çrregullimi, për të cilin ai tha se preku rreth 25,000 të rritur si pasojë e Covid, mund të nënkuptojë se ushqimi lëshon një erë ose shije të pakëndshme, si mishi i kalbur ose kimikate.

Prof Philpott, një rinolog dhe olfaktolog në shkollën mjekësore të universitetit në Noruich, tha se ai kishte filluar të shihte pacientë adoleshentë me parosmia për herë të parë në karrierën e tij.

“Është diçka që deri më tani nuk është njohur me të vërtetë nga profesionistët mjekësorë, të cilët thjesht mendojnë se fëmijët po ushqehen me vështirësi pa e kuptuar problemin themelor”, shtoi ai.

“Për disa fëmijë – dhe veçanërisht ata që tashmë kishin probleme me ushqimin, ose me kushte të tjera si autizmi – mund të jetë vërtet e vështirë.”

Parosmia e Malisse Kafi po përmirësohet, por ende ka një ndikim në jetën e tij të përditshme, tha nëna e tij.

- Advertisement -rrrrrrr

Që kur u sëmur me Covid në shtator, Malisse Kafi, 11 vjeç, e kishte të vështirë të hante ose të pinte sepse çdo gjë kishte shije “si vezët e prishura”.

Mamaja e tij Daun Kafi, nga Liverpooli, tha se ushqimi e bënte atë të tërhiqej dhe të mërzitej. Brenda dy muajsh, ai u dërgua me urgjencë në spital me dehidrim, pasi kishte humbur 2 kg.

“Ishte vërtet e vështirë të dije se çfarë të bëja. Ne provuam gjithçka për ta detyruar atë të hante, duke gatuar të gjitha ushqimet e tij të preferuara, por e gjithë kjo thjesht e bëri të ndihej vërtet i sëmurë.”

Malisse u diagnostikua me parosmi dhe iu dha një spraj steroid i hundës, por nuk ndihmoi dhe kur ishte në spital ai duhej të ushqehej me një tub.

“Nuk kishim dëgjuar kurrë për parosminë”, shtoi zonja Kafi.

“Ka qenë absolutisht zemërthyese ta shihje atë të përkeqësohej.

Duncan Boak i Fifth Sense , një shoqatë bamirësie për njerëzit e prekur nga çrregullimet e nuhatjes dhe shijes, tha se kishte dëgjuar prova anekdotike që fëmijët vërtet po luftonin me ushqimin pas Covid.

“Ne kemi dëgjuar nga disa prindër, fëmijët e të cilëve vuajnë nga probleme ushqimore dhe kanë humbur peshë, por mjekët e kanë vënë këtë në problematikat e ushqyerjes,” tha ai.

“Ne jemi vërtet të prirur të ndajmë më shumë informacion mbi këtë çështje me profesionistët e kujdesit shëndetësor, në mënyrë që ata të jenë të vetëdijshëm se këtu ka një problem më madhor.”

Udhëzuesi, i përgatitur nga Prof Philpott dhe Fifth Sense, tregon se prindërit mund të ndihmojnë duke mbajtur një ditar të ushqimeve të sigurta dhe atyre që janë shkaktarë.

Fëmijët duhet të inkurajohen të provojnë ushqime më të buta, të shohin se çfarë mund të përballojnë ose të shijojnë, dhe të provojnë një kapëse të butë hundësh ndërsa hanë, për të bllokuar shijet.

Udhëzuesi mbron gjithashtu një teknikë të thjeshtë të “stërvitjes së nuhatjes” për të nuhatur të paktën katër aroma të ndryshme dy herë në ditë për disa muaj, për të ndihmuar rikuperimin.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...