Ky është çifti që i shpëtoi tragjedisë me autobus në Bullgari

- Advertisement -

Në mesin e të mbijetuarve nga aksidenti fatal në Bullgari janë edhe çifti Lulzim Sulejmani dhe Medina Lutfiu.

Ata fatmirësisht arritën të dilnin nga autobusi që ishte përfshirë nga flakët.

- Advertisement -

Të dy ndodhen në spital në Bullgari dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lulzim Sulejmani nga Presheva, është i vetmi shtetas serb që ndodhej në autobusin e vdekjes nga Maqedonia e Veriut, i cili u dogj mbrëmë në autostradën për në Bullgari dhe që është në mesin e shtatë të mbijetuarve.

- Advertisement -

Me të supozohet se në foto është e fejuara e tij nga Kumanova, e cila po ashtu ka qenë në autobus dhe e cila fatmirësisht ka shpëtuar edhe atë. Ata po ktheheshin nga një udhëtim nga Stambolli, të dy në një spital në Sofje.

Fillimisht u tha se ai kishte humbur jetën, e më pas kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i tha ekskluzivisht se Sulejmani ishte gjallë, ashtu si edhe e fejuara e tij.