E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ky është arsimtari 64-vjeçar që u arrestua në Pejë, dyshohet se ngacmoi nxënësen 13-vjeçare

- Advertisement1-

Një mësimdhënës i shkollës fillore “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosellë të Pejës u arrestua sot nga Policia, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse.

Ai u prangos pas denoncimit të prindërve të viktimës, të cilët po pretendojnë se vajza e tyre u përballë me sulm seksual nga arsimtari, raporton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për arsimtarin e Adem Mustafaj, 64-vjeçar, i cili jep lëndën e Biologjisë në këtë shkollë.

Nxënësja që po dyshohet se u sulmua seksualisht nga arsimtari, siç mëson Sinjali është e moshës 13vjeçare.

Lidhur me rastin, tashmë janë intervistuar prindërit e viktimës dhe disa dëshmitarë, që kanë dhënë deklarata se çfarë ndodhi në këtë shkollë, ndërkohë që i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...