- Advertisement1-
Leart Bucaliu, është 16 vjeçari i cili për dy vjet ka arritur miliona klikime në kanalin e tij zyrtar në Youtube.
Duke bërë video të ndryshme, ai u bë i njohur nga shumë njerëz dhe kjo ka bërë që ai mos ta ndalë punën.
- Advertisement -
Bucaliu, sot ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në T7 #Gjesi, ku ka treguar që të gjitha i bënë vetë, madje edhe montazhën, gjë që nuk është e lehtë aspak.
Ai ndër të tjera ka treguar, që e ka përkrahjen e familjes së tij.
Po ashtu ai rrëfen se mësimet nuk i lë asnjiherë anash.
Videot e tij mund t’i gjeni në kanalin TRP Matrix në Youtube.