E premte, 20 Shtator, 2024

Mblidhet Kuvendi: A do të ndryshojë koeficienti i pagave pas pakënaqësive të shumta?

- Advertisement1-

Kuvendi i Kosovës, sot do të mbajë seancë plenare, në të cilën në rend dite janë votimi i disa projektligjeve dhe disa raporteve.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se do të shqyrtohet koeficienti për paga.

- Advertisement -

“E para do të jetë më 8 shkurt, me fillim në ora 12:00 dhe në agjendë do të jetë trajtimi i pikave të papërfunduara dhe seancave të pambyllura nga ditët e mëhershme, përfshirë edhe ato të muajit dhjetor. Ndërsa, seancë e rregullt do të mbahet të enjten më 9 shkurt, me fillim në ora 10:00, në të cilën përveç pikave të rregullta, deklarime jashtë rendit të ditës, pyetje parlamentare dhe një mori votimesh, të cilat janë pika të bartura do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore. Ndryshime këto, të cilat do të reflektojnë miratimin e koeficientit të miratuar në qeveri nga Ligji i Pagave”, tha Kusari-Lila.

Ajo bëri të ditur se janë pajtuar që të shqyrtohet në javën e ardhshme, shqyrtimi i raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Ndërsa, shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se në këtë seancë do të kërkohet ngritja e vlerës së koeficientit në 120 euro.

“Besojmë se shumica do të këndellet karshi kërkesave nga sindikatat. Kërkoj që të pajtohen me propozimet dhe të shkojë në ngritje të vlerës së koeficientit të pagave [në 120 euro]”, tha Tahiri.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka vendosur të caktojë koeficientin e Ligjit të Pagave për punëtorët e sektorit publik. Vlera e koeficientit për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....