Kuvendi nesër shqyrton koeficientin e pagave, kërkohet që vlera të jetë 120 euro

- Advertisement -

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se Kryesia e Kuvendit u pajtua për mbajtjen e dy seancave për këtë javë.

- paragrafi 1 -

Sipas Kusarit, në Kuvend të enjten shqyrtohet koeficienti për paga.

- Advertisement -

“E para do të jetë më 8 shkurt, me fillim në ora 12:00 dhe në agjendë do të jetë trajtimi i pikave të papërfunduara dhe seancave të pambyllura nga ditët e mëhershme, përfshirë edhe ato të muajit dhjetor. Ndërsa, seancë e rregullt do të mbahet të enjten më 9 shkurt, me fillim në ora 10:00, në të cilën përveç pikave të rregullta, deklarime jashtë rendit të ditës, pyetje parlamentare dhe një mori votimesh, të cilat janë pika të bartura do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore. Ndryshime këto, të cilat do të reflektojnë miratimin e koeficientit të miratuar në qeveri nga Ligji i Pagave”, tha Kusari-Lila.

Ajo bëri të ditur se janë pajtuar që të shqyrtohet në javën e ardhshme, shqyrtimi i raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Ndërsa, shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se në këtë seancë do të kërkohet ngritja e vlerës së koeficientit në 120 euro.

- Advertisement -

“Besojmë se shumica do të këndellet karshi kërkesave nga sindikatat. Kërkoj që të pajtohen me propozimet dhe të shkojë në ngritje të vlerës së koeficientit të pagave [në 120 euro]”, tha Tahiri.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka vendosur të caktojë koeficientin e Ligjit të Pagave për punëtorët e sektorit publik. Vlera e koeficientit për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro.