Kuvendi mban pezull marrëveshjen për bashkëfinancimin e bursave për studentë të nivelin master mes Kosovës dhe Francës

- Advertisement -

Në mungesë të votave të mjaftueshme, sesioni pranveror i Kuvendit është mbyllur pa u shqyrtuar e ratifikuar pesë marrëveshje ndërkombëtare.

- paragrafi 1 -

Njëra nga marrëveshjet që po mbahet pezull është ajo për bashkëfinancimin e bursave për studentë të nivelin master mes Kosovës dhe Francës.

- Advertisement -

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, e sheh të papërgjegjshme këtë sjellje të opozitës, që sipas tij është barrikaduar në kërkesën për zgjedhje të parakohshme.

“Kjo është një humbje e mundësisë për të rinjtë, pra sipas kësaj marrëveshjeje, diku për momentin për të paktën 12 persona që t’i kryejnë studimet master në Francë. Mendoj që kjo i dëmton njerëzit e dëmton sistemin në përgjithësi sepse ne kemi pak njerëz të cilët i kanë të përfunduara studimet në Francë dhe kjo është një mundësi unike që të bëhet një gjë e tillë”, ka thënë Pupovci.