Kushtrim Dacaj, mësimdhënës i përkushtuar në edukimin e gjeneratave të reja në Deçan

- Advertisement -

Në mesin e stafit të kualifikuar dhe të përkushtuar të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, një vend të veçantë zë edhe mësimdhënësi Kushtrim Dacaj. Ai është një mësimdhënës i përkushtuar dhe profesionist, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

MSc. Kushtrim Dacaj lindi më 14 maj 1986 në fshatin Irzniq të komunës së Deçanit. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje, duke ndjekur më pas studimet universitare në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Gjeografi – Edukatë Qytetare.

- Advertisement -

Në vitin 2019, ai përfundoi me sukses studimet master në të njëjtin universitet, duke fituar titullin Master i Mësimdhënies me Specializim në Gjeografi.

Sot, Prof. Kushtrim Dacaj është një prej mësimdhënësve model të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, në Deçan, i njohur për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin në edukimin e gjeneratave të reja.

- Advertisement -