Kushtrim Bytyqi: Një shtet që investon në edukim dhe arsimim, rrit sigurinë dhe dinjitetin e tij

- Advertisement5 -

Nëse një shtet nuk ka pasuri nëntokësore, duhet ta krijojë pasurinë mbi të, në edukimin dhe arsimimin e shoqërisë.

- paragrafi 1 -

“Unë nuk kam bërë mrekulli në Singapor, por kam bërë vetëm detyrën time ndaj atdheut tim. Vendosa burimet e shtetit në dispozicion të arsimit dhe e ndryshova statusin e mësuesve nga një shtresë e mjeruar në shtresën më të ngritur në Singapor. Mësuesi është ai që e bëri mrekullinë. Ai prodhoi një brez modest, që e do diturinë dhe moralin, pasi që ishim një popull që pështyheshim dhe shaheshim nëpër rrugë.”

- Advertisement - M1

Lee Kuan Yew, themeluesi i Singaporit.

Ky është mësimi më i madh i Singaporit:

Zhvillimi nuk fillon nga premtimet boshe dhe populliste, nga shperndarja e bugjetit në formë lëmoshe. Ai fillon nga banka e shkollës, rregullimi i politikave arsimore që ndikojnë pozitivisht në mësimdhënie dhe në mësimnxënie, sigurimi i infrastruktures shkollore për mësimdhënës dhe nxënës, paga të dinjitetshme dhe respektim për punën hyjnore të tyre.
Një shtet që e ngrit mësuesin, ngre kombin dhe të ardhmen e tij.

- Advertisement - m2

Një shtet që investon në edukim dhe arsimim, investon në sigurinë dhe dinjitetin e tij.

Dhe Singapori është prova më e qartë se edukimi i drejtë mund ta ndryshojë fatin e një populli brenda një brezi.

*Autori është mësimdhënës i Gjeografië dhe Edukatës Qytetare