E premte, 22 Nëntor, 2024

Kushtojini rëndësi këtij vakti nëse po planifikoni të mbeteni shtatzënë

- Advertisement1-

Nëse po tentoni të mbeteni shtatzënë, duhet të dini se fertiliteti mund të ndikohet nga ushqimi, duke filluar me mëngjesin.

Kjo tezë mbështetet nga Dr.Gemma Fabozzi, embriologe klinike dhe nutricioniste në qendrën “B-Woman” në Romë. Sipas ekspertes, ka disa ushqime nga vakti i parë i ditës që mund të lehtësojnë arritjen e shtatzanisë natyrore ose përmes fekondimit të asistuar.

- Advertisement -

Për këtë fazë delikate në jetën e grave, Dr.Fabozzi rekomandon të konsumoni karbohidrate, proteina dhe yndyrna të ndara në një mënyrë të ekuilibruar; preferoni përbërës më natyralë dhe origjinalë kundrejt atyre industrialë; hidratoni siç duhet trupin duke pirë ujë mineral, çajra bimorë dhe qumësht. Nga ana tjetër, pijet industriale duhet të shmangen.

Çfarë të pini?

Një gotë ujë të ngrohtë me limon para ushqimeve, pas rreth 15 minutash, një çaj bimor të bërë në shtëpi me feta xhenxhefili, limoni dhe gjethe mente; një gotë qumësht të plotë, nëse vërtet nuk mund të bëni pa të.

Çfarë të hani?

1.Bukë të thekur

2.biskota të papërpunuara shumë

- Advertisement -rrrrrrr

3.krem ​​bajame

4.salcë me ullinj e rigon

5.salmon i egër i tymosur

6.vaj ulliri ekstra i virgjër

7.Avokado

Kur prisni një fëmijë, dieta duhet të jetë e thjeshtë, e larmishme, e ekuilibruar dhe e pasur me të gjithë elementët ushqyes thelbësorë për zhvillimin fiziologjik të fetusit, siç janë kalciumi, hekuri dhe acidi folik. Ndërkaq, sipas një studimi të bërë së fundmi ka marrë përgjigje edhe pyetja nëse është apo jo e rrezikshme që të kryesh marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë. Edhe pse seksi është gjëja e fundit që të vjen ndërmend kur je shtatzënë, kjo varet nga hormonet, ndaj nëse ke dëshirë të kryesh marrëdhënie, nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi. Sipas ekspertëve, mund të bësh seks sa të duash.

Të kryesh marrëdhënie seksuale përfundimisht diçka e sigurt, në një shtatzëni normale. Nëse shtatzënia ka komplikime, marrëdhënia seksuale nuk është zgjedhja më e mirë. Prof.Dr. Mary Jane Minkin shpjegon se:

Është thuajse e pamundur që seksi në shtatzëni të shkaktojë abort. Marrëdhëniet e rregullta seksuale nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënisë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...