E martë, 25 Shkurt, 2025

Kushtëzimi i prindërve për t’i blerë librat, Autoriteti i Konkurrencës me paralajmërim për shtëpitë botuese dhe libraritë

- Advertisement1-

Raportimet e shumta që libraritë po i kushtëzojnë prindërit që t`i blejnë librat sipas kushteve të tyre dhe jo sipas kërkesave të prindërve ka bërë që Autotriteti i Konkurrencës të dalë me një paralajmërim për shtëpitë botuese dhe libraritë.

“Lidhur me shqetësimet e publikut rreth blerjes së librave/teksteve shkollore, Autoriteti i Konkurrencës ka monitoruar tregun përkatës dhe fton shtëpitë botuese dhe libraritë të veprojnë. Gjatë monitorimit të tregut ka vërejtur se shtëpitë botuese të teksteve shkollore janë duke i kushtëzuar libraritë e këto të fundit prindërit/konsumatorët që përveç fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin kryesor/bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të”, njofton AKK.

- Advertisement -

Tutje në njoftim thuhet se këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, pas takimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, dhe Inovacionit, shqetësimet e publikut lidhur me blerjen e librave/teksteve shkollore, ka monitoruar tregun përkatës në Republikën e Kosovës.

Gjatë monitorimit të tregut ka vërejtur se shtëpitë botuese të teksteve shkollore janë duke i kushtëzuar libraritë e këto të fundit prindërit/konsumatorët që përveç fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin kryesor/bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të.

Këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës Nr. 08/L-056, për faktin se ndërmarrjet/shtëpitë botuese kushtëzojnë ndërmarrjet/libraritë me detyrime shtesë krahas furnizimit me fletoret e punës, pranimin e librave/teksteve bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të. Libraritë/pikat shitëse këtë praktikë e kanë zbatuar edhe tek prindërit/konsumatorët duke i kushtëzuar marrjen e obligimeve shtesë që krahas fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin bazë.

Autoriteti i Konkurrencës kërkon urgjentisht që shtëpitë botuese dhe libraritë t’i furnizojnë me fletore pune nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të, të gjitha libraritë të cilat janë të interesuara t’i kenë në dispozicion këto materiale, me qëllim që konsumatori/prindërit mos të kenë kushtëzime në blerjen e teksteve shkollore dhe fletoreve të punës, por që të njëjtat blerësit t’i kenë në dispozicion.

- Advertisement -rrrrrrr

Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron shtëpitë botuese dhe libraritë që nëse nuk marrin masa për të hequr kushtëzimin, jemi të detyruar të veprojmë konform Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës me qëllim të parandalimit të abuzimit me çmime dhe kushtëzimeve në treg, e në përputhje me nenin 37 dhe 49 të Ligjit Mbrojtjen e Konkurrencës, të nxjerrim konkluzion për fillimin e procedurës hetimore dhe të shqiptojmë Masat e Përkohshme (masa administrative).

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...