E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Kush është shqiptarja që po korr sukses në botë duke i kënduar vendlindjes

- Advertisement1-

Mimoza është një tjetër emër shqiptar që premton të ndjekë hapat e artisteve të tjera si Dua Lipa, Rita Ora, Ava Maz dhe Bebe Rexha. Mimoza jeton në SHBA dhe prej vitesh është e angazhuar në muzikë. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në ABC, me moderatorin Alban Musa, këngëtarja foli për këngën e saj më të re, Young Queen.

Artistja nga Kosova tha se kënga, në të cilën shfaqet me veshje kombëtare, është një dedikim për nënën e saj dhe sigurisht për vendlindjen. “Gjithmonë kam pasur dëshirë me shkruar një këngë për vendlindjen dhe për mamin sepse mami më ka rritur me vlerat shqiptare që më kanë ndihmuar në jetë me pasur vetëbesim. Është një falënderim dhe dedikim për mamin.

- Advertisement -

Nuk do të kisha qenë e fortë dhe ajo që jam sot pa mamin dhe pa vlerat shqiptare. Kam pasur dëshirë me qenë dhe mami në videoklip por është një diva shumë e madhe dhe nuk e do kamerën. “, tha ajo. Përveçse një këngëtare shumë e talentuar, ajo është gjithashtu edhe një tekst shkruese shumë e mirë.

Ajo ka punuar me Ava Max për këngën “Kings & Queen”, hit botëror i kësaj të fundit. “E kam punuar tekstin në 2015-ën dhe menaxhimi më ka treguar se në vitin 2020 që Ava do të publikojë këngën. Jam gëzuar se ka pasur sukses, sepse e kam ndarë këtë sukses me një këngëtare shqiptare dhe ka qenë një kënaqësi shumë e madhe për mua.”, tha ajo

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...