Kush është në të vërtetë Rrahman Jasharaj?

- Advertisement -

Rrahman Jasharaj – kryesindikalisti i SBAShK-ut – është kryepersonazhi i episodit të IV të Podcast/Përleshje. I mirë, apo i keq shembulli dhe roli i tij në sistemin arsimor të Kosovës?

- paragrafi 1 -

Jetlir Buja e konsideron absurde fajësinë që i vihet sindikalistëve dhe punëtorëve të arsimit në lidhje me cilësinë e arsimit në vend.

- Advertisement -

Ai konsideron se kërkesat e SBAShK-ut janë legjitime, dhe se Jasharaj ka ofruar një shembull të mirë mbi mënyrën se si mbrohen të drejtat e punëtorit.

I ashpër në kundërshtim të këtij qëndrimi ishte Vullnet Krasniqi, që u shpreh se Rrahman Jasharaj duhej të kishte një plan për rritjen e cilësisë në arsim dhe se “nuk ishte ankuar për asgjë përveç pagave”.

Përleshja vijoi edhe në rritjen ose jo të cilësisë në arsim përmes rritjes së pagave. Buja u shpreh se mësimdhënja ishte profesion konkurues me profesione tjera në tregun e punës, dhe nëse pagat ishin të vogla atëherë do të tërhiqeshin njerëz më të pakualifikuar, me të kualifikuarit që do të zgjidhnin profesione më të paguara.

- Advertisement -

Krasniqi në anën tjetër, nënkuptoi se Jasharaj po e udhëhiqte SBAShK-un me dorë të hekurt, dhe kërkoi një kryetar më të ri “e më të gjallë”.

Se çka nënkupton të kesh një kryetar ‘më të gjallë’ se Rrahman Jasharaj është e vështirë të kuptohet.

Të dy gazetarët i bëri bashkë denoncimi i gjuhës së urrejtjes dhe linçimeve ndaj z. Jasharaj dhe sindikalistëve tjerë. Kujtojmë se Jasharaj është përballur me linçime e kërcënime nga eksponentë të Vetëvendosjes si Avni Zogiani, Sadri Ramabaja, Xhevdet Pozhari e të tjerë.

Administratorët e gazetës Nacionale në Viber kanë hapur një sondazh në të cilin kanë pyetur se “kush ka faj për gjendjen e keqe në sistemin arsimor?”

Deri tash, Rrahman Jasharaj ka marrë vetëm 7 për qind të votave. / NACIONALE.COM /