E hënë, 24 Shkurt, 2025

Kush është fajtori që asnjë nga maturantët nuk arriti të marrë 100 pikë? (vet ATA apo mësimdhënësit)

- Advertisement1-

Nga rreth 22 mijë maturantë që iu nënshtruna provimit të maturës asnjë nxënës nuk ka arritur që t’i marrë 100 pikë.

Kështu tha në një lidhje të drejtëpërdrejt në emisionin Info Klania në Radio Klan Kosova FM, Fatmir Elezi, shef i Divizionit për Standard, Monitorim dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit.

- Advertisement -

Elezi tha se vetëm një nxënës ka arritur të marrë 95 pikë derisa 77 i kanë mbi 90 pikë.

“Kemi rast me 95 pikë, ndërkaq vëtëm 0.4 për qind e nxënësve i kanë mbi 90 pikë, ose 77 nxënës janë mbi 90 pikë. Janë mbi 22 mijë maturantë”- tha Elezi.

Ai theksoi se për rreth 6 mijë maturantët që nuk kanë arritur ta kalojnë provimin e maturës në afatin e parë do t’i nënshtrohen në afatin e dytë në muajin gusht.

Për të kaluar me sukses testin e maturës nga 100 pyetje një nxënës duhet t’i ketë 40 për qind prej tyre të sakta.

Pyetja që shtrohet dhe vështirë se ka përgjigje të saktë është: Kush është fajtori, vet nxënësit apo mësimdhënësit e tyre?

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...