Kush e përfiton e kush jo pagën e 13-të? Murati jep detajet

- Advertisement5 -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë sqarime shtesë lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik.

- paragrafi 1 -

Sipas Muratit, përfitues të kësaj pagese nuk do të jenë vetëm ata që kanë qenë të angazhuar gjatë gjithë vitit, por edhe punonjësit që nuk kanë përmbushur 12 muaj të plotë pune.

- Advertisement - M1

Ai theksoi se për këtë kategori do të aplikohet një pagesë e pjesshme, në përputhje me periudhën e angazhimit të tyre në institucionet publike.

Kanë qenë disa raste kur është shikuar se si të zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Është rasti i të gjithë atyre personave që kanë dymbëdhjetë muaj të plotë në sektorin publik dhe marrin pagën e 13-të të plotë. Ajo është e barabartë në vlerën e koeficientit e shumëzuar me njësinë e koeficientëve që kanë pozitat përkatëse për personin që është në listën e pagave në muajin mars. Kemi hasur raste ku ka situata që nuk i kanë përmbushur të gjithë 12 muajt, jemi dakorduar me Thesarin që për këta persona që nuk i kanë përmbushur 12 muaj të plotë të jepet pjesa e pjesshme. Për aq muaj sa kanë qenë të angazhuar në këta 12 muajt e fundit, të jepet proporcionalisht një pjesë e pagës së trembëdhjetë. Ngjashëm veprohet edhe me ata që punojnë me orar të shkurtuar dhe jo të plotë. Edhe në këto raste do të merret mesatarja e pagës së marrë në këta 12 muajt e fundit. Njëkohësisht, jemi kujdesur për gratë lehona që janë ose kanë qenë në pushim të lehonisë përgjatë kësaj periudhe 12-mujore; muajt e kaluar të pushimit të lehonisë t’u njihen sikurse muaj që kanë punuar me orar të plotë”, theksoi Murati

Ky vendim vjen pas miratimit nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, e cila ka vendosur që paga e 13-të të ndahet si formë vlerësimi për kontributin e shërbyesve publikë.