E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Kusari-Lila: Me koeficientin për paga, u vendos barazia e drejtësia për punëtorët

- Advertisement1-

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se me miratimin e koeficientit për pagat në sektorin publik, është rregulluar vendosja e barazisë, profesionalizmit dhe drejtësisë për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Kusari-Lila tha se ky proces, e rregullon kategorizimin në bazë të pozitave në tërë sistemin njëtrajtësisht.

- Advertisement -

“Ky proces, përveç se e rregullon kategorizimin në bazë të pozitave në tërë sistemin njëtrajtësisht, gjithashtu siguron kredibilitet të procesit të përcaktimit të pagave, pasi vlera e koeficientit lidhet me miratimin e buxhetit çdo vit kalendarik”, ka shkruar Kusari-Lila.

“Tani do të të angazhohemi dhe punojmë për ngritjen e standardit dhe mbikqyrjen e kushteve në sektorin privat”, është shprehur Kusari-Lila.

Kujtojmë se sot, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e koeficientit për paga në sektorin publik do të jetë 105.

Por, kreu i ekzekutivit në mbledhjen e Qeverisë bëri të ditur se koeficienti për vitin tjetër do të ndryshojë në 110. Ai gjithashtu tha se sivjet në Kosovë u bë rritja më e madhe e pagave ndonjëherë në vend.

Menjëherë pas publikimit të vlerës së koeficientit, partitë opozitarë e kundërshtuan, duke e cilësuar si vlerë të pamjaftueshme përballë inflacionit.

Ndërsa, në seancën e sotme të kuvendit, tri partitë opozitare, PDK, LDK e AAK lëshuan sallën si shenjë revolte në lidhje me vlerën e koeficientit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...

Nxënësja Alea Dvorani, fiton “Çmimin e Parë” në manifestimin “Flaka e Janarit”

Alea Dvorani, nxënëse e shkollës "Meto Bajraktari" në Prishtinë ka fituar "çmimin e parë"...