Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherit kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ka folur sërish për pagën e 13-të.
Ai ëhtë zotuar se një nga premtimet e para që do ta realizojë “me të krijuar qeverinë”, ka deklaruar se do të jetë paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik.
Kurti tregoi se paga e 13-të nuk do të ipet në fundvit, as në kohë të pushimeve por në muajin e tretë, pra muajin mars.
“Do të vijë në fillim të vitit. Pas numrit 1 ose 2. Pra punëtorët që janë në sektorin publik, vitin e ardhshëm nuk numërojnë 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10,11,12,13 por numërojnë 1,2,13″.
“Ky do të jetë një ndër vendimet e para që do t’i marrim ne si qeveri”, tha Kurti. /AlbanianEducation.net/.