Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të riprocedojë në Kuvendin e Kosovës buxhetin për vitin 2026.
Në mbledhjen e parë të Qeverisë Kurti 3, ai u ndal në disa pika, ku ndër to ishte edhe paga e 13-të për sektorin publik.
Shefi i Qeverisë bëri të ditur se paga e 13-të do të ekzekutohet sapo të votohet Ligji për Buxhetin.
“Sot po e riprocedojmë në Kuvend edhe projektligjin e buxhetit për vitin 2026, të cilin e patëm miratuar në mbledhjen e 31 tetorit të vitit të kaluar. Duke mos dashur që të mos përsëritemi, po ndalem vetëm në disa pika të shkurtra që karakterizojnë këtë buxhet. Është buxhet në vlerë prej 4 miliard euro, ku për komunat e Kosovës parashihen 867 milionë euro. Ky buxhet e përmban edhe pagën e 13 për punëtorët e sektorit publik që paguhen nga buxheti, pagë e cila do të paguhet sapo të hyjë në fuqi ligji i buxhetit“, deklaroi Kurti.