Mandatari për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti, në ekspozenë e tij para deputetëve të legjislaturës së 10-të, ka folur për të arriturat që, sipas tij, janë bërë gjatë mandatit të tij të fundit qeverisë në aspektin ekonomik.
Ai ka folur edhe për shtesat e fëmijëve për të cilat ka thënën me qeverinë e re do të dyfishohen.
Kurti tha se ato janë aktualisht 30-45 euro për çdo fëmijë, ndërsa tha se në mandatin e ri do të dyfishohen ato.
“Me këtë rritje do të lëmë prapa edhe disa shtete të BE-së sa u përket shtesave për fëmijë”, deklaroi Kurti.