E martë, 25 Shkurt, 2025

Kurti: Projektligji i ri i Pagave i kushton rëndësi të madhe kualifikimeve, pozitës e përvojës

- Advertisement1-

Qeveria e Kosovës ka miratuar Ligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky Projektligj krijon për herë të parë në Kosovë sistemin e unifikuar të pagave, sepse sipas tij ky sistem ka në thelb drejtësinë dhe rregullimin e pagës për të gjithë të punësuarit që paguhen nga dhe përmes buxhetit të shtetit.

- Advertisement -

Kurti theksoi se propozimi i sotëm i kushton rëndësi të madhe kualifikimeve, pozitës e përvojes, kufizimeve të të drejtave të përgjithshme të punës ku kryefjalë ka trajtimin e barabartë dhe të drejtë.

“Propozimi i sotëm i kushton rëndësi të madhe kualifikimeve, rëndësisë shtetërore, pozitës, përvojës, shkallës së vështirësisë, kufizimeve të të drejtave të përgjithshme të punës ku kryefjalë ka trajtimin e barabartë dhe të drejtë”, deklaroi Kurti.

Tutje ai deklaroi se janë siguruar që të zvogëlohet dukshëm dallimi në mes të pagës të lartë dhe asaj më të ulët, teksa shtoi se askush nuk mund të paguhet më shumë sesa pesë fishi i pagës më të ulët në administratë.

“Ne jemi siguruar që të zvogëlohet dukshëm dallimi në mes të pagës të lartë dhe asaj më të ulët nga 20 herë sa është sot në 4.78 herë midis kreut të shtetit dhe zyrtarit më të thjeshtë në hierarkinë shtetërore, pra më pak se pesë herë pesë herë e është 20 herë, sepse askush nuk mund të paguhet më shumë sesa pesë fishi i pagës më të ulët në administratën tonë”, u shpreh Kurti.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...