E shtunë, 21 Shtator, 2024

Kurti për takimin me Jasharajn e Këshillin Grevist: Na thoshin “na ndihmo si vëlla”, unë jam kryeministër, s’bëj pazare

- Advertisement1-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit të kishte me Këshillin Grevist.

Kurti në një konferencë për media ka thënë se në takim i kanë bërë një ofertë sindikalistëve, për të cilën ata kanë thënë se do të bisedojnë me anëtarësinë.

- Advertisement -

Mirëpo, Kurti thotë se kjo nuk u bë, pasi anëtarët e Këshillit Grevist menjëherë pas takimit dolën thanë se greva vazhdon.

Ai tha se në këtë takim u kërkuan sindikalistëve që të bëhen pjesë e diskutimit për Projektligjin për Paga, që Kurti tha se këtë javë del në diskutim publik.

Ai edhe një herë akuzoi SBASHK-un për shantazh.

“Na thoshin na ndihmo si vëlla, unë jam kryeministër, si vëlla të ndihmoj privatisht. Duhet të kenë parasysh patjetër një qasje universale. Nuk është në rregull kjo. Nuk bën të bankrotojë shteti. Insistimi i tillë është moskokëçarje për stabilitetin financiar të shtetit. Nuk është e drejtë kjo lloj logjike e shantazhit dhe bërjes pazar. Nuk bën pazare kryeministri. Në pyetjen e tyre se Qeveria ka para, sërish nuk e kanë ndjenjën e shtresave që janë edhe më të varfër. Heshtnin të gjithë kur u thoshim se i kemi më shumë se 100 mijë qytetarë që e kanë pagën më të vogël se paga minimale që e kemi miratuar”, u shpreh Kurti në konferencën për media.

“Edhe një herë kërkoj që nxënësit të shkojnë në shkolla e mësimdhënësit të shkojnë në shkolla. Problemi që kemi nuk është për shkak të mungesës së dialogut e komunikimit. Në takim disa herë u tha të dalim nga kjo situatë edhe ju edhe ne. Unë besoj se në situatë të vështirë nuk është as qeveria as SBASH, por arsimi dhe unë jam këtu ta ndihmoj arsimin. Si shtesë kësaj pakoje për përballje me inflacionin ne ua thamë edhe tri gjëra sot përfaqësuesve, për të cilat na premtuan se do ta pyesin anëtarësinë. Kështu na u tha në takim. Posa dolën nga takimi deklaruan për media se greva vazhdon, kur e pyetën anëtarësinë.

Ne u thamë se do të jenë pjesë përmbajtjesorë e diskutimeve publike për projektligjin për pagat. Ne atyre ua dhamë lajmin e parë sepse këtë javë fillon diskutimi.

- Advertisement -rrrrrrr

Të tjerat ishin që bashkërisht me BSPK do ta bëjmë reformën në sistemin pensional, edhe për këtë u zotuam sot, dhe tjetra që tek barnat esenciale do të shtojmë edhe 10 milionë euro. Nuk e di çfarë anëtarësie është ajo e cila reduktohet ndoshta në një telefonatë. Ata me mua janë sjellur thuajse buxheti i Kosovës është paraja ime. Na thoshin na ndihmo si vëlla, unë jam kryeministër, si vëlla të ndihmoj privatisht. Duhet të kenë parasysh patjetër një qasje universale. Nuk është në rregull kjo. Nuk bën të bankrotojë shteti, Insistimi i tillë është moskokëçarje për stabilitetin financiar të shtetit. Nuk është e drejtë kjo lloj logjike e shantazhit dhe bërjes pazar. Nuk bën pazare kryeministri. Në pyetjen e tyre se Qeveria ka para, sërish nuk e kanë ndjenjën e shtresave që janë edhe më të varfër. Heshtnin të gjithë kur u thoshim se i kemi më shumë se 100 mijë qytetarë që e kanë pagën më të vogël se paga minimale që e kemi miratuar”, u shpreh Kurti në konferencën për media.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...