Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn.
Kurti ka përmendur se Jasharaj është prej rreth 20 vitesh në krye të sindikatës dhe ka komentuar ndryshimet në sistemin arsimor ndër vite.
“… Kryetarin e SBASHK’ut që është qe 20 vjet aty. Ka ndërru sistemi arsimor, kanë ndërru prindërit, kanë ndërru nxënësit, kanë ndërru mësimdhënësit. Totalisht e ka shkel koha udhëheqjen e SBASHK’ut”, ka deklaruar Kurti në KTV.