E martë, 21 Janar, 2025

Kurti: Mësuesi duhet të jetë një lloj zbuluesi i prirjeve dhe i talenteve të nxënësve

- Advertisement1-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me bursistë të Institutit Veror 2022 “Teach for Kosova”. Aty ndër të tjera u diskutua për lidershipin, arsimin dhe inovacionin.

Kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij hyrëse tha se është shumë e rëndësishme të diskutohet lidershipi edhe aktivizmi në dritën e edukimit dhe arsimit, sepse siç tha ai, beson që dija i lëviz njerëzit.

- Advertisement -

Kosova, tha ai, sot ka 327 mijë e 676 nxënës edhe 23 mijë e 33 mësimdhënës, një mësimdhënës për 14 nxënës ku ndër detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të mësimdhënësve janë edhe identifikimi i potencialit dhe talentit të fëmijëve në mënyrë që ta ushqejnë atë më tej.

“Mësuesi, mësuesja duhet të jenë një lloj zbuluesi i prirjeve dhe i talenteve të nxënësve e unë besoj që secili prej neve duhet ta ketë kontributin e vet në shoqëri në këtë aspekt”, tha Kurti.

Arsimi, sipas kryeministrit Kurti e ka për detyrë të jetë gjithëpërfshirës. Askush, shtoi më tej ai, nuk duhet të lihet anash ose mbrapa, dhe se ata që i kanë mundësitë më të mëdha i kanë edhe përgjegjësitë më të mëdha që t’i ndihmojnë të tjerët.

Derisa theksoi përqendrimin e qeverisjes drejt inovacionit, kryeministri Kurti shtoi se për të shënuar progres përmbajtjesor duhen metoda dhe gjëra të reja.

Ai the se me metodat e vjetra nuk mund të bësh më shumë se sa eventualisht të zësh hapin me dikë tjetër, por të bësh tejkalime, të prijësh, nuk është e mundshme pa inovacion, duke vënë theksin te digjitalizimi që do duhet fillimisht të përqendrohet te industria, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia.

Kryeministri Kurti gjithashtu tha është shumë e rëndësishme që të bëhet ndërlidhja në mes të arsimit profesional dhe tregut të punës, që gjë përbën edhe synim të qeverisë.

- Advertisement -rrrrrrr

Gjatë këtij bashkëbisedimi, kryeministri Kurti përmendi edhe disa prej arritjeve kryesore të arsimit gjatë këtyre 16 muajve qeverisje.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...