E diel, 23 Shkurt, 2025

“Kurti mashtroi – Qeveria e re e Kosovës që në ditën e parë të punës ta rrisë koeficientin”

- Advertisement1-

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për koeficientin për paga që u zbardh gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Qeverisë.

Haradinaj ka thënë se Qeveria sot i vuri vulë mashtrimit. Sipas tij, fshehja e koeficientit deri më tani ishte i qëllimshëm, në mënyrë që t’i fusë në debate dhe përplasje edhe përfaqësuesit e ndryshëm sektorialë, duke bërë rritje të kamufluara për disa sektorë, nivele dhe pozita, përderisa shumicës ia konfirmon ato paga që i kishin tashmë.

- Advertisement -

“Kishte për qëllim t’i fusë në debate dhe përplasje edhe përfaqësuesit e ndryshëm sektorialë, duke bërë rritje të kamufluara për disa sektorë, nivele dhe pozita, përderisa shumicës ia konfirmon ato paga që i kishin tashmë.

Ligii sipas këtij koeficenti ka krijuar terren për keqkuptime ndaj kundërshtimeve opozitare të një vendimmarrjeje qeveritare arbitrare dhe përjashtuese. Kjo qasje është fyese! Ky koeficient është alarmues dhe mashtrues!”, ka shkruar Haradinaj ndër të tjera.

Ai shton se Qeveria e re kurdo që vjen, në ditën e parë të punës, në takimin e parë, vendimin e parë që duhet ta marrë është rritja e koeficientit të pagave.

Reagimi i plotë:

Qeveria e re, në ditën e parë të punës, në takimin e parë, vendimin e parë ta marrë për ta rritur koeficientin e pagave, që përjetë të respektohen zyrtarët në sektorin publik.
Përndryshe, sot qeveria i vuri vulë mashtrimit.

Fshehja e deritashme e koeficientit kishte për qëllim t’i zë në befasi të pakënaqurit me këtë vendim. E ata janë shumë! Krejt ky veprim i qeverisë, në mënyrë që të sabotojë mundësinë për sfidimin dhe shfrytëzimin e proceseve dhe mekanizmave ligjorë kundër këtij ligji i cili nëpunësit dhe profesionistët shtetërorë i trajton si ‘armiqësorë’, i anatemon.

- Advertisement -rrrrrrr

Kishte për qëllim t’i fusë në debate dhe përplasje edhe përfaqësuesit e ndryshëm sektorialë, duke bërë rritje të kamufluara për disa sektorë, nivele dhe pozita, përderisa shumicës ia konfirmon ato paga që i kishin tashmë.
Ligii sipas këtij koeficenti ka krijuar terren për keqkuptime ndaj kundërshtimeve opozitare të një vendimmarrjeje qeveritare arbitrare dhe përjashtuese. Kjo qasje është fyese! Ky koeficient është alarmues dhe mashtrues!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....