Kurti kërkon ndërprerjen e grevës, akuzon SBASHK-un se nuk po i ndalë shantazhet

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe sot ka kërkuar ndërprerjen e grevës në arsim.

- paragrafi 1 -

Kurti në një paraqitje për media nga Samiti Digjital që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje sa më parë, por ka akuzuar sërish SBASHK-un për shantazh, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

- Advertisement -

“Me sindikatat evropiane kam një takim pasdite. Për ata që nuk më kanë dëgjuar po e përsëris se kompensimi me 50 euro bëhet për t’u përballur me inflacionin e jo si zëvendësim për projektligjin për paga. Zgjidhja më e dobishme është që edhe mësimdhënësit të shkojnë në shkollë dhe nxënësit. Kjo është e domosdoshme për dinjitetin e të gjithëve. I kemi paraqitur të gjitha masat e pakos së re të përballje me inflacion. Duhet të gjejmë një zgjidhje sa më parë, mirëpo ne kemi bërë shumë hapa mirëpo ajo çka nuk kemi parë është pushimi i shantazhit “o kaq ose nuk shkoj në punë”. Të gjithë që marrin paga duhet të kryejnë punën meritore të pagave që marrin”, u shpreh Kurti në konferencën për media.

Greva në arsim tashmë ka hyrë javën e katërt.