E premte, 20 Shtator, 2024

Kurti i disponuar për t’ua lejuar vajzave mbi 16 vjeçe shaminë, çfarë kishte deklaruar ndër vite

- Advertisement1-

Kryeministri Albin Kurti sot u pyet për çështjen e bartjes së shamisë nëpër shkolla – një temë që u aktualizua prapë pas nisjes së një kampanje që kërkon ndryshimin e udhëzimit administrativ që e ndalon atë.

Ai tha se shamia duhet lejuar në shkolla, por megjithatë ai tha se si prag moshe e konsiderojnë atë 16 vjeçare.

- Advertisement -

Po këtë qëndrim, Kurti e kishte edhe në opozitë dhe zëshëm e thoshte nëpër tubime ku merrte edhe duartrokitje për këtë, raporton Gazeta Express.

“Së pari do ta luftoj islamofobinë. Po ashtu, do ta luftojmë edhe stigmatizimin e islamit, i cili bëhet nganjëherë nga politika, e nganjëherë nga qarqe publike shoqërore të afërta me politikën. Nga viti 2011, ne e kemi pasë të qartë qëndrimin tonë që ne jemi kundër ndalimit të mbajtjes së mbulesës. Ka pasë tendenca për ta ndaluar atë, ne jemi kundër ndalimit, por ne nuk do ta pengojmë një vajzë që shkollohet apo që jep mësim në sistemin arsimor për shkak se në njërën anë është e drejta e mësimit, e në anën tjetër është bindja jonë se është e rëndësishme se çka ke në kokë e jo çka ke mbi kokë”, kishte thënë Kurti në një tubim të vitit 2017

Kurti gjithashtu pati folur edhe për ekstremizmin islamik, për të cilin kishte thënë se është problem i Kosovës, por se nuk duhet të radhitet si i pari. Në fakt, atij i la vendin e tretë pas Serbisë dhe korrupsionit.

“Gjithashtu, ne besojmë se ka një tendencë të theksuar në Kosovë që të paraqitet se ekstremizmi islamik na qenka problemi më i madh në Kosovë. Ekstremizma ka në çdo vend të botës. Ne jemi kundër të gjithë ekstremizmave, por s’mendojmë se ekstremizmi islamik është problemi numër një në Kosovë, është problem, por jo numër një”.

Për islamin, ai tha se është pjesë e traditës shqiptare dhe s’duhet të trajtohet njëjtë sikur në Perëndimi me emigrantët.

Kurti edhe ishte kritikuar për këto qëndrime, prandaj ishte sqaruar në një intervistë për Zërin e Amerikës më 2017.

- Advertisement -rrrrrrr

Ai tha se ndalimi i shamisë do të merrte përmasa totalitare, derisa u shpreh se synojnë të jenë krejtësisht liberalë.

“Ne jemi kundër ndalesës së shamive për vajzat mbi moshën 16 vjeçare. Për neve mosha 16 është mosha kur praktikisht arrihet pjekuria, e merr letërnjoftimin, ke të drejtë me kërkesë që të martohesh, dhe ne besojmë që duhet njerëzit në moshën 16 vjeçare edhe të votojnë, siç është ta zëmë rasti i Austrisë ku qytetarët e Austrisë votojnë në moshën 16 vjeçare, edhe një mori e landeve në Gjermani votojnë në moshën 16 vjeçare. Dhe në këtë rast, ne besojmë që edhe vajzat që janë mbi moshën 16 vjeçare mund të bartin shami, por fytyra duhet të jetë e zbuluar dhe se çfarë njerëzit vënë në kokë, çfarë kapelash, çfarë shamish, shteti sekular nuk do të duhej të ndërhyjë aty. Unë besoj që nëse ne fillojmë të përzihemi, të ndërhyjmë në këtë çështje kjo merr primesa totalitare. Ne jemi tërësisht liberal në këtë aspekt, dhe dëshirojmë lirinë personale të njerëzve si liri nga mosndërhyrja e autoritetit nga lart”, kishte thënë ai

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...