E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Greva e SBASHK-ut, Kurti: Nuk është koha për greva por për punë

- Advertisement1-

Për grevën e përgjithshme që është paralajmëruar nga sindikatat të nis nga data 25 gusht, kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk është koha e kërcënimeve dhe bojkoteve nga ana e sindikatave dhe punëtorëve.

Kryeministri Kurti në konferencën për media theksoi se është gabim që të mbahen grevat në kohën kur është proceduar Projektligji për pagat.

- Advertisement -

“Kërcënimi me paralizim të institucioneve dhe shërbimeve publike tash kur Projektligji për pagat është proceduar dhe kushtëzimi me kërkesa shtesë është gabim. Nuk është koha për greva, është koha për punë. Ne duam sindikata jo spektatore, por pjesëmarrëse… Disa prej tyre kanë udhëheqësi të re, duhet të ketë emancipim të ndërsjellë, ne jemi për dialog social pa kërcënime, pa ultimatum. Duam që të vazhdoj dialogu social, mirëpo nuk mendojmë që është koha e grevave dhe bojkoteve”, theksoi ai.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpall grevë të përgjithshme nga data 25 gusht për realizimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....