E hënë, 24 Shkurt, 2025

Kurti flet për bartjen e shamisë në shkolla: Nuk duhet të ndalohet

- Advertisement1-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thyer heshtjen për çështjen e shamisë në shkolla.
Ai ka thënë se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë, mirëpo që duhet të ketë një prag, e që sipas tij duhet të jetë mosha 16-vjeçare.

“Ministria e Arsimit është duke e përcjellur me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që e kanë nisur një fushatë. Ne do ta kemi edhe projektligjin për liritë fetare, për komunitetet fetare në Kosovë. Unë e kam thënë qëndrimin tim, është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve”, tha Kurti.

- Advertisement -

“Por gjithashtu, mosha 16-vjeçare është pragu. Dhe mosha 16-vjeçare është pragu për shumë gjëra. Ky është qëndrimi im edhe si aktivist politik edhe si kryetar i një subjekti. Meqë mund të marrësh kartën e identitetit në moshën 16-vjeçare, besojmë që në të ardhmen e afërt nuk do të ishte keq që edhe mosha e votimit të ishte 16 vjeç”, tha ai.

“Ne e shohim moshën 16-vjeçare si moshë e pragut për shumë gjëra, e në këtë aspekt edhe për mbajtjen e shamisë”, shtoi në fund Kurti.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...