E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Kurti e Nagavci vizitojnë Rektoratin e UP-së, bisedojnë për Projektligjin për Arsimin e Lartë

- Advertisement1-

Bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi Rektoratin e Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina” ku u pritën dhe u takuan me Rektorin Qerim Qerimin dhe menaxhmetin e Universitetit.

Sipsa njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Kurti dhe Nagavci u njoftuan për punën dhe sfidat e këtij institucioni dhe i njoftuan menaxhmentin e tij për punën dhe veprimet e ndërmarra deri tani me qëllim përmirësimin e arsimit të lartë. Theks iu dha Projektligjit për Arsimin e Lartë që tashmë është miratuar në Qeveri dhe avancimeve që ai parasheh në sigurimin e integritetit akademik.

- Advertisement -

“Në takim u diskutua edhe për suksesin e shënuar sa i përket numrin të citimeve sipas platformës Cybermetrics Lab, procesin e digjitalizimit të shërbimeve dhe proceseve administrative dhe përfaqësimin e grave në fushat STEM. Sipas matjeve të fundit Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka regjistruar një total prej 56518 citimesh në “Google Scholar Citations” që shënon rritje prej 12288 citimesh nga publikimi i fundit i bërë në korrik të vitit të kaluar.

Universiteti i Prishtinës vazhdon të prijë si universiteti me rangim më të lartë në rajonin shqipfolës. Sa i përket digjitalizimit, Rektori Qerimi u shpreh se ai dhe menaxhmeti janë të orientuar kah digjitalizimi i proceseve administrative të Universitetit. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti theksoi se transformimi digjital i sjellë dobi ekonomisë dhe administratës dhe se digjitalizimi i proceseve administrative garanton llogaridhënie, cilësi në shërbime dhe transparencë”, thuhet në njoftim.

Sipas menaxhmentit, viteve të fundit është shënuar rritje e përfaqësimit të grave në fushat STEM dhe se bursat e MASHTI-t për këto fusha kanë pasur efekt pozitiv në motivimin e studenteve. Përqindja e vajzave që studiojnë inxhinieri kompjuterike dhe shkenca kompjuterike në Universitetin e Prishtinës ka arritur mbi 60%.

Kryeministri Kurti e falënderoi për angazhimin, e uroi për pozitën e re dhe i dëshiroi punë të mbarë Rektorit Qerimi dhe menaxhmetit në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për Universitetin e Prishtinës i cili vazhdon të ketë rëndësi të madhe në emancipimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...