Kurti e Nagavci takojnë një grup të mësimdhënësve veteranë që kontribuan në edukimin e shumë brezave

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë takuar një grup të mësimdhënësve veteranë të cilët për vite me radhë dhanë kontribut të çmuar në edukimin e shumë brezave, shkruan Albanianeducation.net.

Postimi i ministres:

- Advertisement -

Kënaqësi e veçantë që bashkë me kryeministrin Kurti të takojmë një grup të mësimdhënësve veteranë të cilët për vite me radhë dhanë kontribut të çmuar në edukimin e shumë brezave.

Bashkëbiseduam për rëndësinë e kësaj feste kombëtare, për misionin human dhe të veçantë të mësuesit, në veçanti për punën e tyre në rrethana aspak të lehta dhe tejet sfiduese.

Në një ditë të veçantë si kjo, kujtuam bashkë sfidat e panumërta për ta zhvilluar gjuhën, kulturën, arsimin dhe shoqërinë.

- Advertisement -

Mirënjohës për punën dhe përkushtimin e të gjithë mësimdhënësve për punën dhe angazhimin e tyre.