E diel, 23 Shkurt, 2025

“Kurti e Jashari sërish ‘sy më sy’, – As kryesindikalistja evropiane nuk mund ta ndalë grevën – si të veprohet?

- Advertisement1-

Ngërçi në arsim nuk është zgjidhur as të mërkurën, pas takimit të kryesindikalistës evropiane për arsim, Susan Flocken dhe kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një konferencë për media pas këtij takimi, Jasharaj ka thënë se me gjithë argumentet e Flockenit në mbështetje të grevës, Qeveria nuk ka ndërruar qëndrim.

- Advertisement -

“Sot takimi i ishte dedikuar zonjës Flocken, ishte një takim që ne pretenduam që në emër të gjithë kolegëve tanë, qeveria duhet ta ndërrojë kahjen dhe qëndrimin. Me gjithë argumentet dhe mbështetjen e paraqitur nga zonja Flocken, duket se Qeveria nuk ka ndërruar në qëndrimet e veta”, ka thënë Jasharaj.

Sipas tij, vetë fakti që nuk ka asnjë lëvizje as pas këtij angazhimi në emër të 11 milionë anëtarëve të arsimit për tërë Evropën, tregon se greva në arsim vazhdon.

“Nuk kemi asnjë lëvizje fatkeqësisht dhe kemi pritur shumë nga ky takim. Prisnim që Qeveria të lëvizte nga pozicioni i saj”, është shprehur ai.

Ndërkaq, Flocken ka thënë se vazhdojnë ta mbështesin SBASHK-un dhe anëtarët e saj, duke shprehur keqardhjen e saj për moszgjidhjen e situatës.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim SBASHK-un dhe anëtarët e saj në vendimet e tyre dhe këtë do ta marrë me vete nga Kosova prapa në Bruksel dhe në anëtarësinë tonë. Ishte e rëndësishme që të jem këtu që t’ua japë mbështetjen e mësuesve, mirëpo nuk kemi qenë në gjendje të gjejmë zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë Flocken.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....