E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Kurti e Jasharaj debatojnë në distancë, nxënësit vazhdojnë të mbesin në shtëpi

- Advertisement1-

As këtë të hënë nxënësit nuk do të kthehen në bankat shkollore. Sinjale për të zgjidhur ngërçin në sektorin e arsimit nuk kanë dhënë të dielën Sindikata e Bashkuar e Arsimit e as Qeveria. Kryeministri Albin Kurti i ka quajtur grevistët, sindikalistë të PAN-it. E, në SBASHK deklaratat e shefit të ekzekutivit i kanë quajtur “bajate”. Rekomandim për zgjidhje të situatës ka dhënë të dielën opozita, por në SBASHK nuk e kanë parë si zgjidhje propozimin e LDK-së.
Thirrjeve të nxënësve të shkollës fillore “Faik Konica” në kryeqytet, nuk iu përgjigjën mësimdhënësit as këtë javë.

Greva e cila ka nisur që nga 25 gushti, do të vazhdojë edhe këtë javë, pasi sinjale për arritjen e një marrëveshjeje nuk ka dhënë Sindikata e Bashkuar e Arsimit e as Qeveria.

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti i ka quajtur grevistët sindikalistë të PAN-it.

“Është për të të ardhur keq se si shkollimi në Kosovës po mbahet peng, për përshtypjen time të fuqishme pas të gjitha takimeve që kemi pasur, bëhet fjalë për një lloj inati antiqeveritar. Një kurs kundër qeverisë së progresit dhe shpresës prej sindikalistëve të PAN-it, të cilëve u është ndalur sahati më pesë qershor 2017, dhe tani dëshirojnë që t’ia bëjnë një shërbim PAN-it në opozitë duke e bërë grevën armë kundër qeverisë”, ka thënë Kurti.

Deklaratën e kryeministrit e ka cilësuar bajate kryesindikalisti i mësimdhënësve Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë se greva do të vazhdojë, pasi vlerëson se shefi i ekzekutivit nuk ka qëllim të arrijë marrëveshje për fillimin e procesit mësimor.

“Deri më tani nuk kemi asnjë ftesë. Anëtarësia do t’i gëzohej çdo ftese, por jo takime për t’u tallur. Unë nuk e kuptoj pse kryeministri jep këso lloj deklaratash, ai e di që ka mësimdhënës që janë votues të VV-së, PDK-së, LDK-së, AAK-së, e të shumë partive të tjera, dhe që të gjithë janë në grevë. Kësaj greve nuk mund t’i vijë fundi me deklarata të paargumentuara”, ka thënë Jasharaj.

E për të zgjidhur ngërçin në sektorin e arsimit dhe në sektorët e tjerë publik, opozita ka dhënë një propozim.

- Advertisement -rrrrrrr

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka rekomanduar SBASHK-ut që ta pranojë ofertën e Qeverisë për 50 euro shtesë deri në fund të vitit 2022, ndërsa në rast se nga 1 janari nuk implementohet Ligji i Pagave, Qeveria të vazhdojë shtesat me shumën e njëjtë.

Jasharaj ka thënë se rekomandimi i Bajramit është i njëjtë me ofertën që kanë marrë nga Qeveria në takimin e 13 shtatorit. Ai shtoi se ky rekomandim nuk është pranuar nga anëtarësia.

Thirrje Qeverisë që t’i plotësojë kërkesat e grevistëve ka bërë edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Greva e përgjithshme ka hyrë në javën e katërt, e për t’iu dhënë fund veprimeve sindikale, grevistët dhe Qeveria janë takuar vetëm dy herë. Në asnjë nga takimet të dyja palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët./KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Jehona Lushaku Sadriu: Mësimi tërëditor rrit cilësinë e arsimit

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka prezantuar modelin e mësimit...

Komuna e Drenasit i vlerëson me mirënjohje mësimdhënësit e Matematikës

Më rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor, kryetari i...

Ish-ministri i Arsimit vjen me premtim: Rritje pagash prej 50% për mësimdhënësit

Enver Hoxhaj, ish-Ministër i Arsimit dhe një prej figurave kryesore të PDK-së, ka publikuar...

Përfundimi i gjysmëvjetorit të parë, mesazhi nga Jehona Lushaku, drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë

Drejtoresha e Arsimit në Komunën  e Prishtinës, Jehona Lushaku ka uruar nxënësit, prindërit dhe...