E diel, 24 Nëntor, 2024

Kurat e shpejta natyrale për gurët në veshka dhe ushqimet që duhet të shmangni

- Advertisement1-

Gjithçka që duhet të hani dhe të largoni nga dieta juaj.


Gurët në veshka përbëhen ose nga kripëra minerale ose nga kripëra të tjera acidike, shkruan AgroWeb.

- Advertisement -

Gurët formohen për shkaqe të ndryshme, ku përfshihen: ushqyerja e keqe, suplementët sintetikë të kalçiumit, dehidratimi, alergjitë, mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik, transmeton lajmi.net.

Ushqimet Më Të Mira Kundër Gurëve Në VeshkaUji
Dehidratimi është një nga shkaktarët më të mëdhenj të gurëve në veshka.

Përpiquni të pini nga 250 deri në 500 ml, pra një ose dy gota ujë çdo orë.

Barishtet
Njerëzit që kanë një regjim ushqimor me bazë bimore kanë më pak gurë në veshka dhe probleme me to.

Lëngu I Limonit
Nëse e përzieni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë, do të vëreni një reduktim të gurëve.

Ushqimet Me Magnez
Ushqimet e pasura me magnez siç janë avokado dhe banania, pakësojnë rrezikun e formimit të gurëve.

- Advertisement -rrrrrrr

Ushqimet Që Shkaktojnë Gurë Në VeshkaUshqimet E Pasura Me Acid Oksalik
Në këtë listë përfshihen: spinaqi, domatet, patëllxhani, panxhari, selinoja, patatja e ëmbël, kikirikët, bajamet, boronicat, manaferrat, luleshtrydhet, majdanozi dhe kakaoja.

Lëngu I Qitros
Lëngu i qitros duhet shmangur sepse rrit rrezikun e formimit të gurëve të veshkave.

Mishrat E Përpunuar

Këto produkte shkaktojnë akumulim të kalçiumit në veshka, që nxit formimin e gurëve.

Ushqimet E Pasura Me Kalçium
Shmangni produktet e bulmetit si qumështi apo djathërat e përpunuar që shkaktojnë një akumulim të tepërt të kalçiumit në organizëm.

Kafeina
Kafeina e dehidraton organizmin dhe përkeqëson situatën me gurët në veshka.

5 Trajtimet Më Të Mira Natyrale Kundër Gurëve Në VeshkaMagnezi
Magnezi është një mineral që pengon formimin e gurëve në veshka.

Konsumoni 250 mg magnez dy herë në ditë.

Vitamina B6
Vitamina B6 ul nivelet e kalçiumit në organizëm dhe duhet marrë një sasi prej 50 mg e saj çdo ditë.

Atë e gjeni te arrorët si bajamet, arrat e tj.

Vitamina E
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo vitaminë ul nivelet e acideve dhe kalçiumit në organizëm.

Ekstrakti I Boronicës Së Kuqe
Ky ekstrakt që tretet në ujë ul nivelet e kalçiumit në urinë.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e 400 mg dy herë në ditë.

Aloe Vera
Lëngu i aloe verës pakëson sasinë e kristaleve në veshka.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e çerek gote me lëng aloe në ditë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...