E diel, 24 Nëntor, 2024

Kurani dhe Bibla librat më të lexuar

- Advertisement1-

Është klasifikuar si vendi i parë në botë, me më shumë lexues: India.

Çdo qytetar indian lexon mesatarisht, më shumë se 10 orë në javë.

- Advertisement -

Mes 10 vendeve të para në botë, referuar numrit të lexuesve dhe kohës kushtuar leximit, bëjnë pjesë 6 vende aziatike dhe 4 europiane. Ndërsa ka ngjallur jo pak habi fakti, se India është renditur si vendi i parë në botë, ku lexohet më shumë. Indianët lexojnë mesatarisht 10 orë në javë.

Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit, u caktua më 23 prill, me vendim të Konferencës së 28-të të Përgjithshme, të viti 1995, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Në Turqi, Dita Botërore e Librit dhe të drejtave të autorit për shkak se përkon në një ditë me festën e pavarësisë dhe fëmijëve, është e përfshirë edhe në kuadrin e aktiviteteve për javën e bibliotekave.

Vendet ku lexohet më shumë:

Sipas të dhënave që gazetari i “AA” ka përpiluar nga Indeksi i Rezultateve të Kulturës Botërore, me qendër në Britani të Madhe, mësohet se vendi i parë ku lexohet më shumë, është India, që ndiqet nga Tajlanda dhe Kina.

Indeksi merr për bazë kohën mesatare në javë, që qytetarët kalojnë duke lexuar. Përveç librave të shtypur, këtu përfshihen të gjitha llojet e materialeve të lexueshme, si gazetat, revistat dhe përmbajtje me shkrim në internet.

- Advertisement -rrrrrrr

Në Indi, shteti që kryeson listën si vendi ku lexohen më shumë libra në botë, çdo qytetar lexon libër rreth 10 orë e 42 minuta në javë. Ndërsa në vendin e dytë është radhitur Tajlanda, ku çdo qytetar lexon libër rreth 9 orë e 24 minuta dhe në vendin e tretë Kina, ku çdo qytetar kalon 8 orë në javë duke lexuar.

Ndërkohë këto vende ndiqen nga ishujt Filipine, (me 7 orë e 36 minuta), Egjipti (me 7 orë e 30 minuta), Republika Çeke (me 7 orë e 24 minuta), Suedia (me 7 orë e 6 minuta), Franca (me 6 orë e 54 minuta), Hungaria (me 6 orë e 48 minuta) dhe Arabia Saudite me 6 orë e 48 minuta.

Po ashtu, Turqia është renditur në vendin e 18-të, sa i takon kohës së leximit me 5 orë e 54 minuta në javë.

Kur’ani, libri që lexohet më shumë në botë

Kur’ani është libri që lexohet më shumë në botë, i cili ndiqet nga Ungjilli.

Ndërsa i treti në listën e librave më popullorë është “Fjalë të zgjedhura nga kryetari Mao” i përgatitur nga deklaratat e Mao Ce Dunit (Mao Zedong) themeluesi dhe udhëheqësi i Republikës Popullore të Kinës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop